Ana səhifə

Shekullit XX


Yüklə 1.48 Mb.
səhifə1/23
tarix14.06.2016
ölçüsü1.48 Mb.
  1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   23


Dr. RAMIZ ZEKAJ

ZHVILLIMI I KULTURËS ISLAME

TE SHQIPTARËT GJATË

SHEKULLIT XX

Tiranë, 1997

botues:


Instituti shqiptar i mendimit dhe qytetërimit islamik”

@ E drejta e autorësisë

A.I.I.T.C.

REDAKTOR:



AS.PROF.DR. DILAVER SADIKAJ

KORREKTOR



PROF. HASAN ÇIPURI

Realizimi kompjuterik



Lutfi Mjekiqi

Shpëtim Bashmili

"Na shqiptarët, prej çdo feje qofshim, jemi të tanë vllazën gjaku dhe vllazën (vatani) atdheu. Do të shkojmë mbarë e mirë shoq me shoq si jemi tue shkue, do të punojmë së bashku për lulëzimin e atdheut tonë dhe do ta mbrojmë atë me gjakun tonë."

Hafiz Ibrahim Dalliu

"Kemi tri fe, por kemi vetëm një Atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyrat kemi bashkimin dhe mbrojtjen e atdheut."


Mulla Idris Gjilani


Përmbajtja


PËRMBAJTJE 6

KREU I 20

POLITIKA ANTIFETARE DHE PASOJAT E SAJ MBI KULTURËN ISLAME GJATË SHEK. XX 21



QËNDRIMI I POLITIKAVE TË HUAJA NDAJ ÇËSHTJES SHQIPTARE 24

KONVERTIMI I DETYRUAR ME DHUNË 25

SHPRONËSIMI I TOKAVE TË SHQIPTARËVE 30

PERSEKUTIMET E KLERIT DHE SHKATËRRIMI I INSTITUCIONEVE TË KULTIT ISLAM 38

SINJALET E PARA NDAJ RREZIKUT 41

KOMUNIST 41



PËRBALLJA ME KOMUNIZMIN 45

PUSHTETI DHE LUFTA E TIJ 55



KUNDËR FESË 55

SHTETËZIMI I PRONAVE FETARE 61

REAGIMET E KLERIT 66

VAZHDON LUFTA KUNDËR FESË 70

KREU II 75

ARSIMI ISLAMIK SHQIP 75

NË TREVAT SHQIPTARE 75

ARSIMI FILLOR 75

ARSIMI I MESËM ISLAMIK 84

MEDRESETË NË MAQEDONI 86

BARIERË KUNDËR SHKOMBËTARIZIMIT 86

MEDRESEJA E “ISA BEUT” SHKUP 89



MEDRESETË E KOSOVËS 95

VATRA TË EDUKIMIT FETAR E KOMBËTAR 95

MEDRESEJA E ULËT “ALAUD-DIN” 100

PRISHTINË 100

MEDRESEJA E MESME “ALAUD-DIN” PRISHTINË 103



MEDRESETË BRENDA SHTETIT 110

SHQIPTAR 110

MEDRESEJA E PËRGJITHSHME - TIRANË 119



ARSIMI I LARTË ISLAMIK SHQIPTAR 126

NDËRTESAT E KULTIT ISLAM DHE ROLI I TYRE NË EDUKIMIN FETAR, ETIK DHE KUTUROR TË SHQIPTARËVE 134

XHAMITË E PARA NË TROJET TONA: 139

ROLI I XHAMISË 145

NË ASPEKTIN SHPIRTËROR: 145

ROLI SOCIAL DHE SHOQËROR I XHAMIS 147

XHAMITË MË TË PËRMENDURA NË TERRITORET SHQIPTARE TË TRASHËGUARA NGA E KALUARA DHE ATO TË NDËRTUARA NË SHEK. XX 154



Tiranë, Xhamia e Et’hem Beut 160

Gostivar, Xhamia në fshatin Belovishtë 160

Xhamia e Sinan Pashës 161

(arkitekturë islamike) 161

KREU III 169

SHTYPI PERIODIK FETAR ISLAM SHQIP I SHEKULLIT XX NË TROJET SHQIPTARE DHE NË DIASPORË 169



SHTYPI ISLAM SHQIP NË GJYSMËN E PARË TË SHEKULLIT XX 171

SHTYPI ISLAM NË GJUHËN SHQIPE PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE 181

BOTIME TË NDRYSHME ME KARAKTER FETAR ISLAM NË GJUHËN SHQIPE 197

KUR'ANI 200

KUR'ANI NË GJUHËN SHQIPE 202

PËRKTHIME TË PJESSHME TË KUR’ANIT 206

BOTUAR NË LIBRA TË NDRYSHËM 206

Frontespice të disa veprave me tematikë nga Kur’ani në shqip 210

PËRKTHIME TË PJESSHME TË KUR’ANIT 210

BOTUAR NË PERIODIKË TË KOHËS 211

LEXUESIT E KUR’ANIT NË TREVAT SHQIPTARE 213

(KURRAT - HAFIZËT) 213



HADITHET NË GJUHËN SHQIPE 217

LETËRSIA DOKUMENTARE SHQIPE PËR 229

PERSONALITETIN E PROFETIT TË ISLAMIT 229

JETËSHKRIMET KUSHTUAR 236

PERSONALITETIT TË PROFETIT 236

TRAJTIMET E BESIMIT ISLAM, I PERSONALITETEVE DHE NDIKIMI I TYRE NË KULTURËN KOMBËTARE NËPËRMJET VEPRIMTARIVE LAIKE 244

KREU IV 257

FIGURA TË SHQUARA ISLAME DHE KONTRIBUTI I TYRE NË EDUKIMIN KULTUROR DHE SHPIRTËROR TË SHQIPTARËVE 257



PËRSONALITETE TË KULTURËS ISLAME QË KANË JETUAR E KONTRIBUAR NË FUND TË SHEK.XIX - GJYSMA E PARË E SHEK. XX. 263

Said Najdeni 263

HOXHË VOKA I DIBRËS 263

Tahir Efendi Lluka 266

Pishtarë i shkollimit Shqip në Kosovë 266

Kadri Gjata 269

Dëshmori i çështjes kombëtare 269

MULLA ISUF KRAJA 270

(Krajë, 1849 - Shkodër, 1912) 270

Hafiz Ali Riza Ulqinaku 274

Autori i Mevludit Shqip 274

HAZIZ LILA. 276

Mësuesi i gostivarit dhe i strugës 276

Hoxhë Muglica 277

Martiri i Arsimit Shqip 277

HOXHË VOKA 278

Personaliteti i shquar rexhep voka 278

KADRI LUTFULLA PRISHTINA, 282

Luftëtar Për Bashkimin Kombëtar 282

VILDAN FAIK DIBRA 284

Mrojtësi i Alfabetit Shqip 284

HOXHË HASAN VOGLI 286

Gjuhën Shqipe Do Ta Mbrojmë Edhe Me Gjak 286

HAXHI ALI ELBASANIT 288

Përfaqësuesi i Unitetit Kombëtar 288

QAMIL BALA 289

MEHMET AKIF ERSOJ 291

Personalitet Shqiptaro Turk 291

Mehmet Akif Ersoj (1873-1936). 292

HAXHI VEHBI DIBRA (AGOLLI) 294

Komentatori Më i Mirë i Kur’anit Në Gjuhën Shqipe 294

Sali Niazi Dede 297

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve 297

MULLA HASAN MASURICA 298

Hoxha Inovator 298

ISMAIL NDROQI 300

Një Jetë Kushtuar Islamizmit Dhe Çështjes Kombëtare 300

HAFIZ YMER SHEMSIU 303

Prishtinë 1895 - Sazli 1945 303

ARIF SHALA 306

Vëllezër Mos e Braktisni Drenicen 306

BABA ALI TOMORRI 307

Një Nga Viktimat e Komunizmit 307

MA’RUF AL-ARNAUTI 308

Shkrimtari i Shquar Arab me Origjinë Shqiptare (1892-1948) 308

MULLA IDRIZ GJILANI 312

Udhëheqësi Shpirtëror, Politik e Ushtarak 312

HAFIZ IBRAHIM DALLIUT 315

HAXHI HAFIZ ISMET DIBRA 318

I Arrestuar Për Bindje Fetare 318

ABDULHAQIM HIQMET DOGANI 320

Pedagogu Nga Gostivari 320

HAFIZ ALI KORÇA 322

Hoxha i Përndjekur 322



PERSONALITETE TË KULTURËS ISLAME QË KANË USHTRUAR AKTIVITETIN E TYRE EDHE NË GJYSMËN E DYTË TË SHEK. XX 325

SADIK BEGA 326

Drejtor i Revistës “Kultura Islame” 326

FERID VOKOPOLA 327

Përfaqësues i Mistiçizmit Islam 327

HAXHI HAFIZ MAHMUT DASHI 330

Studjues i apasionuar dhe ligjërues i rrallë 330

OSMAN MUDERRIZI 331

Studius i Veprave Letrare me Alfabet Arab 331

HAFIZ ALI KRAJA 333

Teologu i LartË 333

ESAT MYFTIA 335

Personifikimi i Modestise 335

MULLA REXHEPI 337

Drenice 1905 - 1976 337

Haki Sharofi 338

Drejtor i Revistës “Zani i Naltë” 338

VEXHI BUHARAJA 340

Orientologu me Dimensione të Mëdha 340

SALI EFENDI MYFTIA. 343

Themeluesi i Qendres Islamike 343

Shqiptaro - Amerikane 343

HAMID GJYLBEGAJ 346

Demokrati i Pakorruptuar 346

BINAZE KACABAÇI-DAUTI 347

Hoxha Hanmi 347

MULLA ISMAILI 349

Atdhetar Dhe Fetar i Patrembur 349

Vejsel Xheladin Guta 351

MULLA ZEKË BËRDYNA 353

Një Jetë Për Besimin Islam, Arsimim Në Gjuhën Amtare Dhe Kombin Shqiptar 353

HASAN EFENDI NAHI 356

Dijetari, Myderrizi Gojëëmbël 356

Haxhi Rashid efendi Osmani 358



Themelues i Qendrës Shqiptare Islame 359

në Bruksel 359

SHUAJB MUHARREM ARNAUTI 361

Hulumtues i Njohur i Librave Të Kulturës Islame 361

NASRUD-DIN ALBANI (SHQIPTARI) 364

Hadithologu më i Shquar i Këtij Shekulli 364

ABDULKADËR ARNAUTI 368

Kollos i Kulturës dhe Dijeve Islame 368

HAXHI VEHBI SULEJMAN GAVOÇI 370

Studiues i Apasionuar Dhe Ligjërues i Rrallë 370

HILMI MALIQI (SHEH MALA) 372

Personalitet i Shquar Fetar, Arsimor Dhe Kombëtar 372

Imam Vehbi Ismaili 379

Personalitet i Shkencës Islame Në Të Gjitha Mjediset Shqiptare 379

SHERIF AHMETI 382

Përkthyesi në Shqipe i Kur’anit 382



Parathënje
Studimi me temë “Zhvillimi i kulturës islame te shqiptarët gjatë shekullit XX“ përfshin tërë hapësirën e trojeve shqiptare si dhe diasporën, duke kontribuar kështu në njohjen e botës islame shqiptare. Nga pikpamja kohore, studimi rrok shekullin e fundit. Por, për hir të vazhdimsisë e parapregatitjes së lexuesit bëhet një vështrim retrospektiv, por gjithmonë pa pretendimin që të bëjë objekt analize shekujt e mëparshëm.

Punimi është një përpjekje e angazhim shumëvjeçar intensiv hulumtimesh jo vetëm në arkivat dhe bibliotekat e Republikës së Shqipërisë, por dhe në ato të medreseve të Prishtinës e të Gjakovës, në Republikën e Kosovës, si dhe në bibliotekën “Is’hak Beu” të medresesë së Shkupit dhe atë të Bashkësisë Islame të Podgoricës në Republiken e Malit të Zi. Me anë lidhjesh të ndryshme, janë shfrytëzuar edhe botimet e bëra nga qendra Islame Shqiptare e Miçiganit, si dhe të New Jerseyt e të New Yorkut të SHBA-së.

Që ky studim te bëhej sa më i plotë, është mbajtur lidhje edhe me qendra të tjera të diasporës shqiptare, si ato të Torontos (Kanada), të Brukselit (Belgjikë) etj., që kanë bërë botime të konsiderueshme, ndonse jo të plota për temën që shtjellohet në punimin tonë. Po ashtu, janë pasur parasysh edhe botime të tjera në gjuhën shqipe të vendeve të ndryshme të Lindjes.

Bibliografia për këtë temë është përgjithsisht e pasur. Ajo përfshin libra, monografi, përmbledhje studimesh etj., të cilat kanë trajtuar krahas të tjerash, edhe çështje apo aspekte të kulturës islame në përgjithësi dhe asaj shqiptare në veçanti. Në këtë kuadër do të përmendim materialet e studjuesve si: të Dr. Muhamet Pirrakut, Dr. Haki Kasumit, Dr. Jashar Rexhepagiqit etj., të teologëve dhe hulumtuesve si: Hfz. Ibrahim Dalliu, Hfz. Ali Korça, Baba Ali Tomorri, Ilo Mitkë Qafzezi, Haki Sharofi, Sherif Ahmeti, Vehbi Ismaili, Vexhi Demiraj etj. Njëkohësisht ka edhe autorë të huaj që kanë prekur problemin fetar islam në trevat shqiptare, siq janë: Dr. Branko Babiq, Bozhina Ivanoviq, Roberto Maroco dela Roka, Edwin E. Jacques etj.

Por me përjashtim të ndonjë kumtese të mbajtur në ndonjë tubim të studjuesve shqiptarë apo ndërkombëtar, dhe të ndonjë artikulli botuar në ndonjë revistë, deri me sot nuk ekziston ndonjë punim apo monografi e plotë që të ketë bërë objekt të drejtpërdrejtë kulturën islame te shqiptarët. Përveç kësaj, trajtesat e mësipërme, pa mohuar kontributin e tyre (sidomos të Dr. Haki Kasumit1), kanë një sërë mangësish të karakterit njohës e metodologjik, por që nuk janë të pakta edhe ato që kan ndikim të njëanshëm ose pragmatik. Kjo e fundit më tepër reflekton tek autorët e huaj.

Edhe në Republikën e Shqipërisë për gjatë sistemit socialist totalitar, ka pasur disa botime kushtuar fesë në përgjithësi dhe asaj islame në veçanti. Ndër të tjera po të përmendim: “Ateizmi shkencor”, botim i Universitetit të Tiranës, (1986), “Akuzojnë fenë”, botim i Institutit të Lartë Pedagogjik të Shkodrës, “Ç’është feja”, “Populli mposht fenë” etj, por të gjitha këto punime i përshkon në bosht - denigrimi i fesë, mohimi i kulturës fetare, madje paraqitja e saj si antikulturë, që “ka pasur për mision të lejë në errësirë e padije popullin, të përligjë sundimin e klasave të pasura”2etj.

Edhe ndonjë botim me pretendime studimore, si artikulli “Lufta frontale kundër fesë në vitet 60”3 i cili ndonse sjell një informim të pasur faktik e jep tabllo historike përgjithësisht realiste, nuk u ka shpëtuar politizimeve e defekteve të tjera të kohës.

Në hartimin e studimit tonë jemi nisur nga grumbullimi, përzgjedhja, klasifikimi dhe sistemimi i materialit faktik, materjal ky i vjelur nga fondet arkivore dhe bibliotekare si brenda, ashtu dhe jashtë territorit shqiptar.

Materiali është sistemuar sipas temave: Politika antifetare sllavo-komuniste, institucionet teologjike dhe ato kulturore islamike, shtypi, si dhe përsonalitetet e shquara të kulturës.

Mbështetja në metodën e analizës dhe të sintezës, krahas asaj krahasuese, ka mundësuar evidentimin e dukurive kulturore të reja, të panjohura ose të keqinterpretuara nga politizimi që i është bërë ngjarjeve historike, proceseve kulturore. Kjo metodë ka bërë të mundur që zhvillimi i kulturës islame të shihet në harmoni me zhvillimin kulturor, etik e social të krejt popullit shqiptar.

Funksionet e institucioneve teologjike kulturore të islamit në Shqipëri, fluksi i masmedias islame, konceptohen në frymën e mirëkuptimit ndërkonfesional (karakteristikë për vendin tonë), me synimin e një harmonie gjithëkombëtare, por, njëherazi, ato konceptohen edhe në frymën e mospajtimit me idetë ateiste dhe frymën antifetare e atë komuniste.

Vemendje e veçantë i është kushtuar pasqyrimit të rrolit të qendrave islamike të diasporës shqiptare në konsolidimin e vetëdijes kombëtare, kundër asimilimit të saj.

Kultura islame te shqiptarët si pjesë e kulturës së popullit shqiptar për lehtësi shikimi është parë në katër segmente, që pasqyrojnë problemet dhe zhvillimet e saj në pergjithësi dhe konkretisht: Politika antifetare sllavo-komuniste dhe pasojat e saj mbi kulturën islame. Arsimi islamik në trevat shqiptare në të gjitha hallkat e tij. Shtypi islamik shqip (vepra, studime origjinale e të përkthyera), dhe e katërta personalitetet e kulturës islame.

Këto përbëjnë krerët kryesorë të punimit, i cili paraprihet nga një parathënje hyrje mbi gjendjen e kulturës islame deri në fillim të shekullit XX, politikat antifetare të sllavo komunizmit dhe pasojat e saj mbi kulturën islame.

kreun e parë jepet një tabllo e përgjithshme lidhur me të mbijetuarit e doktrinës islame dhe rrolin që ajo pati në ruajtjen e identitetit kombëtar. Këtu sidomos vihet theksi mbi politikat antifetare të sllavo-komunizmit dhe pasojat e saj mbi kulturën islame, duke filluar nga fillimi i shekullit e deri te zhvillimi i ngjarjeve në vjetët e fundit pas ringjalljes së institucionit të besimit në vend.

kreun e dytë trajtohet arsimi islamik. Sythi i parë i këtij kreu i kushtohet arsimit të ulët (Mejtepeve) në trevat shqiptare. Ku trajtohet rrjeti, struktura dhe anët organizative të tij. Përshkrimi i arsimit fillor islamik, për mungesë të dhënash faktike, paraqet veshtirësi të mëdha. Janë shfrytëzuar arkivat e meshihateve të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi, por nuk janë pasqyruar mejtepet e zonës së Çamërisë, ku, sipas dëshmive gojore, ka pasur një rrjet të fuqishëm.

Në vazhdim të këtij kreu kemi shtjelluar arsimin e mesëm islam (Medresetë), shpërndarjen e tij në trojet tona, duke u ndalur përveç ecurisë historike edhe te planet e programet mësimore të tyre. Gjithashtu bëhet fjalë për tekstet e përdorura në këtë hallkë shkolle. Përpjekje janë bërë për të analizuar përmbajtjen e tyre. Dokumentacioni për këtë hallkë arsimi është edhe më i plotë. Ecuria e kësaj hallke të arsimit ka pasur baticat dhe zbaticat e veta, që janë kushtëzuar, sidomos, nga kthesat historike. Natyrisht shkollat e mesme islame të këtyre viteve të fundit gjejnë pasqyrim më të gjerë, sepse edhe materiali është më i plotë. Për të dhënë një ide më të qartë lidhur me strukturën, organizimin dhe rolin e tyre, jemi ndalur edhe në përmbajtjen e rregulloreve dhe të statuteve të tyre. Këto shkolla nuk kanë qenë identike në shumë aspekte, prandaj ne jemi ndalur, sipas rastit, në medresetë e Kosovës, në ato të Maqedonisë etj.

Në këtë kre në një syth më vete kemi trajtuar edhe arsimin e lartë islamik. Fizionominë e këtij arsimi e kemi përshkruar duke marrë si model shkollën e lartë të arsimit në Prishtinë. Elemente të arsimit të lartë ka pasur edhe medreseja e përgjithshme e Tiranës, gjë që reflektohet në programin e saj.

Ne kreun e tretë trajtohen gjerë botimet dhe shtypi islamik shqip në trojet dhe diasporën shqiptare. Për këtë na është dashur të bëjmë një punë të mundimshme, sepse ai është i shperndarë në pesë kontinente: në Europë, në Amerikë, në Azi, në Australi dhe në Afrikë. Për lehtësi studimi, e pamë të udhës që botimet me karakter fetar në shqip t'i grupojmë mbi bazën e fizionomisë që kanë ato: organet e shtypit periodik, tekstet mësimore për mësimin e besimit mysliman, përkthimet e Kur’anit në gjuhen shqipe, mevludet etj., duke dhënë kështu, për herë të parë, një klasifikim rracional.

Në këtë kre, për herë të parë, analizohen organe shtypi në menyrë të plotë. Për sigurimin e tyre na është dashur një punë e madhe. Shumica dërrmuese e këtyre organeve janë krejtësisht të panjohura për publikun shqiptar, si për shembull “Përpjekja jonë”, që del në New Jersy , “Drita e Lahorës” etj.

Një vend të rëndësishëm në këtë kapitull zënë edhe përkthimet e pjesshme të Kur’anit, të Tefsirit (komenteve) të Kur’anit, dhe, krahas tij, edhe të haditheve në gjuhën shqipe. Gjatë hulumtimit të përkthimeve të Kur’anit jemi ndeshur edhe me dorëshkrime të pergatitura nga grupe teologësh shqiptarë, të cilët kanë njohur mirë terminologjinë fetare dhe korrespondencat e tyre në gjuhën shqipe. Ketu janë përfshirë edhe mevludet, të cilat, përveç rëndësisë së tyre si letërsi fetare, paraqesin edhe vlera të veçanta gjuhësore, sepse janë shkruar nga autorë të krahinave të ndryshme të Shqiperisë: nga Shkodra, Ulqini, Korça, Kosova, Tetova, si dhe nga shqiptarët e diasporës etj.

kreun e katërt trajtohen personalitetet e kulturës e fesë islame, si dhe ndihmesat e tyre në qështjen kombëtare. Këto figura janë klerikë të shquar, si Hfz. Ismet Dibra, Haxhi Ali Elbasani; përsonalitete të shquara në lëvizjen kombëtare, si Hoxha Kadri Prishtina, Haxhi Vebi Dibra, Ismail Ndroqi etj; shkrimtarë dhe publicistë, si Hfz Ali Korça, Sadik Bega; orientalistë të shquar, si Vexhi Buharaja; udhëheqës shpirtërorë e ushtarakë, si Mulla Idriz Gjilani; mistikë dhe filozofë, si Ferit Vokopola, Baba Ali Tomorri; hoxhallarë novatorë, si Mulla Hasan Masurica etj. Në radhët e këtyre përsonaliteteve pati të atillë që, me pendën e tyre të fuqishme, paralajmëruan rrezikun komunist treçerek shekulli më parë. Janë të njohura pamfletet e Hfz. Ali Tarjes, Hfz. Ali Korçës etj.

Mes këtyre figurave, kemi trajtuar edhe figurat e femrave, siç është ajo e Hoxha Hanmit. Gjithsej kemi trajtuar në këtë kre dyzetë e gjashtë figura, aktiviteti i të cileve rroket në kufijtë e shekullit XX e që vjen deri në ditet tona. Duke pasur parasysh botimin e këtij materiali, kemi gjetur edhe portretet e shumicës prej tyre.

Studimi është i paisur me referenca nga literatura e shfrytëzuar në biblioteka e arkiva të ndryshëme.

Në përfundim të kësaj parashtrese e ndiej për detyrë të shpreh mirënjohjen time, në radhë të parë, për Institutin e Historisë të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqiperisë, për ndihmën e dhënë, duke më vënë në dispozicion materialet arkivore të tij. Gjithashtu e ndiej për detyrë të falënderoj Drejtorinë e Arkivave të Shtetit të Republikës së Shqipërisë dhe njekohësisht arkivat e Meshihateve të Prishtinës, Shkupit, Podgoricës dhe të medresesë së Shkodrës, të cilët më kanë vënë në dispozicion dokumente të rëndësishme lidhur me temën e mësipërme.

Shpreh mirënjohjen time ndaj drejtorit të Institutit të Historisë As.Prof. Kasem Biçokut si dhe stafit të departamentit të shek. XX pranë këti instituti për konsultimet e vyera që kam bërë me ta. Njëkohësisht i jam mirënjohës edhe udhëheqësit shkencor Prof.Dr. Shefik Osmanit i cili më ka ndenjur afër gjatë tërë kohës që kam bërë këtë punim.

Pa pretenduar për një shterim të kësaj teme, shpresojmë se kemi bërë diçka të mirë për atdheun dhe kulturën tonë kombëtare.
Autori


  1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   23


Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©kagiz.org 2016
rəhbərliyinə müraciət